Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se marrëveshja për t’i dhënë fund përplasjeve mes Uashingtonit dhe Teheranit mund të nënshkruhet këtë të diel, duke e cilësuar atë si një “dhuratë” të veçantë për ditëlindjen e tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump u shpreh optimist se marrëveshja do të finalizohet së shpejti dhe se, menjëherë pas hyrjes së saj në fuqi, Ngushtica e Hormuzit do të jetë e hapur për transportin ndërkombëtar.

“Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet sot dhe menjëherë pas kësaj, Ngushtica e Hormuzit do të jetë e hapur për të gjithë. Ne mezi presim të punojmë me Iranin dhe të gjithë Lindjen e Mesme për një kohë të gjatë”, deklaroi presidenti amerikan.

Sipas raportimeve, negociatorë nga Katari kanë udhëtuar drejt Irani në koordinim me Shtetet e Bashkuara, me synimin për të lehtësuar finalizimin e marrëveshjes.

Megjithatë, autoritetet iraniane kanë shprehur skepticizëm lidhur me afatin e shpallur nga Trump. Forcat e armatosura iraniane dhe Garda Revolucionare Islamike kanë mohuar se një marrëveshje do të nënshkruhet sot, duke e cilësuar njoftimin e presidentit amerikan si të nxituar.

Teherani e ka përshkruar situatën si një “provë për ekipin negociator iranian”, ndërsa mbetet e paqartë nëse palët do të arrijnë një marrëveshje përfundimtare në orët në vijim.