Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me tone të ashpra pas vrasjes së politikanit dhe aktivistit konservator Charlie Kirk, duke premtuar ndjekje penale jo vetëm ndaj autorëve të drejtpërdrejtë, por edhe ndaj atyre që i financojnë apo i mbështesin.

“Administrata ime do të gjejë të gjithë ata që kontribuuan në këtë mizori dhe në dhunën politike – përfshirë organizatat që i financojnë dhe i mbështesin ato,” u shpreh Trump në një mesazh video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se vendi ndodhet në një situatë të pasigurt:
“Amerika ka hyrë në një moment të errët.”

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të larta dhe protestash të shpërthyera në disa qytete të SHBA-së, ndërsa hetimet për ngjarjen e rëndë në Universitetin e Luginës së Utah-ut vijojnë.