Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj NATO lidhur me situatën në Lindjen e Mesme.

Në një reagim publik në platformën e tij, Trump u shpreh se Aleanca nuk po e kupton siç duhet situatën në rajon, duke theksuar nevojën për një qasje më të fortë. “Fatkeqësisht, askush, as NATO, nuk duket se e kupton situatën nëse nuk ushtrohet presion i fortë!!!”, shkroi ai.

Ky reagim vjen menjëherë pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka informuar disa kryeqytete evropiane se Trump kërkon angazhime konkrete në ditët në vijim për të garantuar sigurinë dhe funksionimin e Ngushtica e Hormuzit.

Sipas dy diplomatëve evropianë që kanë folur për Reuters, kërkesa e presidentit amerikan lidhet me rritjen e përfshirjes së aleatëve në një nga pikat më të ndjeshme për tregtinë globale të energjisë.