“Ne kemi armë që askush nuk i ka ëndërruar ndonjëherë; shpresoj se nuk do të na duhet t’i përdorim kurrë.
Shtetet e Bashkuara kanë ushtrinë më të madhe dhe më të fortë në botë dhe nëse do të kishte një luftë, do ta fitonim”.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e tha këtë në fjalimin e tij para Knessetit, parlamentit njëdhomësh të Izraelit.
“Ne kemi armë që askush nuk i ka ëndërruar ndonjëherë; shpresoj se nuk do të na duhet t’i përdorim kurrë”, tha Trump, duke kujtuar: “Ne ia shitëm shumë Izraelit”.
“Personaliteti im më shtyn të mos zhvilloj luftë, por t’i jap fund luftërave”, shtoi presidenti, duke shpjeguar se ai pajtohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, se “paqja arrihet përmes forcës”.