Presidenti amerikan Donald Trump ripërsëritur thirrjen e tij ndaj Vendeve Anëtare të NATO-s dhe Perëndimit për të ndalur menjëherë blerjen e naftës Ruse, pasi sipas tij ky është hapi I domosdoshëm që do të vinte Kremlinin nën presion për ti dhënë fund luftës në Ukrainë.

Në fjalimin e tij, Trump iu drejtua ambasadorit amerikan në NATO, Matt Whitaker: “Ata duhet të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia Matt nuk do ta lejojë të ndodhë edhe për shumë gjatë.”, nje deklarate kjo e cila me shume sesa nje thirrje I ngjau nje ultimatumi.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shprehu gjithashtu zhgënjimin e tij me Vladimir Putinin: “Jam shumë i zhgënjyer me presidentin Putin,” tha ai, duke theksuar se lufta do të përfundonte nëse çmimet e naftës “do të shtrëngoheshin pak më shumë.”

Trump ka kritikuar shpesh Evropën për varësinë nga energjia ruse dhe përsëriti se është i gatshëm të forcojë sanksionet ekonomike ndaj Moskës. “Unë jam gati ta bëj këtë, por jo kur ata për të cilët po luftoj vazhdojnë të blejnë naftë nga Rusia,” tha ai, duke iu referuar aleatëve evropianë.

Pas pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022, shumica e shteteve të BE-së ndaluan importin e drejtpërdrejtë të naftës ruse. Megjithatë, sasi të vogla vijojnë të shkojnë në Europën Lindore, ndërsa një pjesë e karburanteve importohet nga India dhe Turqia, ku nafta ruse rafinohet në dizel. Sipas Komisionit Evropian, aktualisht këto importe përbëjnë vetëm 3% të furnizimit të BE-së me naftë bruto, krahasuar me rreth 27% para fillimit të luftës. Përjashtim mbeten Hungaria dhe Sllovakia, që marrin naftë përmes tubacionit “Druzhba”. Brukseli po shqyrton masa tregtare për të ndaluar edhe këto flukse nëse Budapesti dhe Bratislava nuk paraqesin plane për dalje.

BE-ja ka miratuar gjithashtu një ndalim që hyn në fuqi vitin e ardhshëm për importet e produkteve të rafinuara nga nafta bruto ruse dhe po diskuton ndalimin e gazit natyror të lëngshëm nga viti 2027.

Ndersa Trump ka bere presion ndaj Perendimit qe te ndal blerejn e Naftes Ruse, Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky deklaroi këtë fundjavë se Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi do duhet të kishin vepruar me më shumë shpejtësi për të vënë sanksione të reja ndaj Moskës