Donald Trump ka njoftuar zgjatjen me 10 ditë të pezullimit të sulmeve ndaj centraleve energjetike në Iran.

Vendimi u bë publik përmes një postimi në Truth Social, ku Trump theksoi se kjo lëvizje vjen pas një kërkese nga qeveria iraniane dhe në funksion të vijimit të negociatave mes dy vendeve.

Sipas tij, pezullimi i goditjeve do të zgjasë deri më 6 prill 2026, ora 20:00 (sipas orës Lindore), ndërsa bisedimet mes palëve janë ende në zhvillim dhe, sipas Trump, po ecin në drejtimin e duhur.

Ai shtoi se pavarësisht raportimeve të mediave që i cilësoi si të pasakta, procesi i negociatave vijon pozitivisht dhe me pritshmëri për rezultate.