Republican nominee Donald Trump speaks at "Joni's Roast and Ride" in Des Moines, Iowa, U.S., August 27, 2016. REUTERS/Carlo Allegri


Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump deklaroi se ai do të zhvillojë një sistem gjurmimi për të ndihmuar autoritetet për të kontrolluar emigracionin.


Në fjalën e mbajtur gjate fushatës së tij në Iowa, Trump tha se programi, të cilin e quajti “hyrje-dalje”, do të gjurmojë ata që shkelin afatet e qëndrimit. Veç kësaj, ai përsëriti angazhimin e tij për të ndërtuar një mur në kufirin jugor me Meksikën. Trump u shpreh se do ta ndalojë emigracion e paligjshëm dhe të gjithë emigrantët e paligjshëm do të dëbohen, nëse ai bëhet president.


“Do të ndërtoj një mur të madh, të ndaloj emigracionin e paligjshëm, do zhvilloj një sistem të gjurmimit të emigrantëve për të kontrolluar ata që kanë shkelur afatet. Më pas ata do të largohen shpejt nga vendi. Nëse nuk zbatojmë datat e skadimit të vizave, ne kemi një kufi të hapur”, tha Trump.


28 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)