Top Channel ka siguruar pamjet pak minuta pas sulmit terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë.

Në video, duken dhjetëra qytetarë dhe turistë të shtrirë në tokë pasi i shpëtuan sulmit. Ata duken të frikësuar dhe në panik, pasi makina e autorit hyri mes turmës. Nga informacionet paraprake të publikuara nga Bild, 11 persona humbën jetën dhe rreth 80 të tjerë u plagosën.

Sulmi raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:04. Automjeti i përfshirë mësohet të jetë BMW i errët. Shoferi është arrestuar menjëherë pas ngjarjes që terrorizoi njerëzit. Tregu i Krishtlindjeve u mbyll pas ngjarjes ndërsa autoritet bënë thirrje që të gjithë  të largoheshin nga qendra e qytetit.