truqiAgjencia turke e lajmeve, Anadolu dhe televizioni NTV kanë raportuar se 2745 gjykatës janë shkarkuar nga detyra në të gjithë Turqinë.


Vendimi është marrë nga organi mbikëqyrës i gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas dyshimeve se ata bashkëpunuan me puçistët dhe me atë që nga qeveria turke cilësohet si organizatori i grushtit të shtetit, armikut të përbetuar të presidentit Erdogan, Fethullah Gylen.


turqi5


Gjithashtu, mësohet se kanë nisur procedurat për përjashtimin e 3 mijë trupave nga Forcat e Armatosura turke.


16 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)