Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë çdo lloj mbështetjeje gjatë zbatimit të një marrëveshjeje të mundshme me Iranin.
Deklarata u bë gjatë një bisede telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe liderë të tjerë të vendeve të rajonit, sipas një njoftimi nga zyra e presidentit turk.
Në komunikim, Erdogan theksoi se një marrëveshje që garanton kalimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit do të ndihmonte në stabilizimin e situatës në rajon dhe do të lehtësonte ekonominë globale.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga pikat më strategjike të transportit të naftës në botë, dhe çdo marrëveshje për sigurinë e saj shihet si faktor kyç për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

