Turqia zbuloi të martën raketën e saj të parë hipersonike, Tayfun Block-4, ndërsa gjiganti i mbrojtjes Roketsan prezantoi gjashtë sisteme të reja të përparuara në panairin ndërkombëtar të mbrojtjes IDEF 2025 në Stamboll.
Kështu bëjnë të ditur agjencitë vendase, duke publikuar edhe pamjet e zbulimit të raketës në panair.
Raketa balistike Tayfun Block-4 është versioni hipersonik i raketës Tayfun, raketa balistike me rrezen më të gjatë veprimi të prodhuar në vend nga Turqia.
“Tayfun Block-4 arrin rreze të gjata veprimi, duke vendosur një tjetër rekord për industrinë turke të mbrojtjes. Me një peshë mbi 7 tonë, ky version i ri i Tayfun, me kokën e tij shumëfunksionale, do të jetë i aftë të shkatërrojë objektiva të shumtë strategjikë… nga kilometra larg”, tha Roketsan në një deklaratë.
Roketsan tha se po planifikon të kryejë provën e parë të lëshimit të automjetit të lëshimit satelitor Simsek-1 në vitin 2027.
