Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i ka bërë thirrje presidentit Karol Nawrocki të reagojë ndaj rritjes së sulmeve kundër qytetarëve ukrainas në vend.

Tusk deklaroi se heshtja përballë dhunës dhe tolerimi i grupeve radikale po kontribuojnë në përhapjen e ekstremizmit dhe huliganizmit.

Sipas tij, sulmet ndaj ukrainasve janë një shenjë shqetësuese e rritjes së dhunës së motivuar politikisht, ndërsa kritikoi edhe liderin e opozitës Jarosław Kaczyński për thirrjet për krijimin e grupeve të vetëmbrojtjes.

“Çdokush që sulmon gratë ukrainase në rrugët e Polonisë po përhap mendësinë më të keqe – në Poloni, Ukrainë dhe kudo në botë. Ne duhet të luftojmë vendosmërisht kundër kësaj dhune”, tha Tusk.

Deklaratat e kryeministrit polak vijnë pas disa incidenteve ndaj ukrainasve në Poloni, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve po përballen me tensione të reja politike lidhur me migracionin, sigurinë dhe çështje historike.