Në një lëvizje të papritur, Twitter ka kufizuar llogarinë e zëdhënësit të talebanëve, Zabihullah Mujahid.

Gjiganti i mediave sociale citoi “disa aktivitete të pazakonta” nga llogaria e Mujahid-it si arsye për këtë veprim, që ndodhi disa minuta pasi ai dënoi një shpërthim vdekjeprurës në kryeqytetin afgan Kabul.

Zyrtarisht, Mujahid tani shërben si zv/ministër i Informacionit dhe Kulturës në qeverinë talebane në Afganistan. Megjithëse postimet e tij në gjuhën pashto dhe dari në Twitter janë kufizuar, llogaria e tij në gjuhën angleze e krijuar kohët e fundit është ende lehtësisht e shikueshme.

Ky veprim ka shkaktuar reagime të ndryshme mes afganëve. Përkrahësit dhe anëtarët e talebanëve e kanë quajtur atë një shuplakë përballë lirisë së fjalës.