Ndjekja penale ndaj ish-deputetit laburist britanik, Conor McGinn, ka nisur pas një hetimi policor lidhur me një incident të dyshuar të ndodhur në korrik të vitit 2022.

McGinn, 41 vjeç, akuzohet për sulm seksual, pas kallëzimit të bërë nga një grua. Sipas Prokurorisë, pas shqyrtimit të provave, autoritetet kanë konstatuar se ekzistojnë baza të mjaftueshme ligjore për nisjen e procedimit penal.

Zëvendësprokurorja e Kurorës për Londrën Jugore, Jessica Walker, deklaroi se ndjekja penale ndaj McGinn është “në interes publik”.

Pas ngritjes së akuzave në vitin 2022, McGinn u pezullua nga Partia Laburiste dhe vijoi mandatin si deputet i pavarur deri në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024, ku nuk arriti të rizgjidhej.

Ish-deputeti pritet të paraqitet në gjykatë muajin e ardhshëm, ku do të përballet zyrtarisht me akuzat ndaj tij.