Edhe pse së fundmi diskutimet dhe debatet nuk kanë pasur fund mes yjesh të njohur rreth rrjetit social Twitter që vendosi një tarifë për ata që donin të mbanin atë ‘blue ticket’, të shumtë ishin ata që refuzuan të paguanin këtë tarifë dhe nuk e kishin fare problem që ajo shenja blu do t’i zhdukej.
Epo mesa duket gjërat kanë ndryshuar dhe Twitter ka rikthyer “blue ticket” për personazhet publike. Elon Musk, pasi kishte përvetësuar platformën, vendosi të hiqte ‘blue ticket’ si një garanci e një profili të certifikuar, nga të gjitha llogaritë, të famshme, jo të famshme, gjysmë të famshme dhe ta bënte të disponueshme për ata që kanë një abonim mujor prej 8 dollarësh në “Twitter Blu”.
Heqja e ‘blue ticket’ kishte nisur këtë javë por nuk ka sjellë kushedi çfarë rezultatesh, përkundrazi ka shkaktuar jo pak polemika dhe protesta nga të famshmit. Prandaj, orët e fundit Musk e ka gjetur veten të detyruar të tërhiqet dhe ka vendosur të rikthejë sërish ‘blue ticket’ në Twitter, por vetëm në disa profile. Nuk është e qartë pse, apo kriteri i përzgjedhjes, por duket se pronari i Tesla ka vendosur që vetëm profilet me të paktën 1 milion ndjekës të kenë profilin e certifikuar.