Një 65-vjeçare, e cila besohej se kishte ndërruar jetë dhe ishte gati të digjej në një tempull budist në periferi të Bangkokut, Tajlandë, është gjetur gjallë nga stafi i tempullit.
Menaxheri i përgjithshëm i tempullit, tha për agjencinë e lajmeve se ishte “shokuar” kur dëgjoi një trokitje të lehtë nga arkivoli.
Ai tha se kërkoi që arkivoli të hapej dhe pa gruan “duke hapur sytë dhe duke trokitur në arkivol. “Duhet të ketë trokitur për një kohë të gjatë,” shtoi ai.
Vëllai i gruas në fjalë tha se zyrtarët lokalë i kishin thënë se motra e tij kishte vdekur. Megjithatë, menaxheri i tempullit tha se vëllai nuk kishte certifikatë vdekjeje.
Thai Woman Mistakenly Declared Dead Awakens in Coffin Before Cremation
— Truth Seeker (@mib_63) November 24, 2025
A 65-year-old woman previously showed no signs of life because of severely low blood sugar, a local newspaper reported.
The doctors immediately placed the victim under medical supervision. pic.twitter.com/cMnzIjsnGi
Ndërsa menaxheri përpiqej t’i shpjegonte vëllait se si të merrte certifikatën e vdekjes, stafi i tempullit dëgjoi një trokitje të lehtë nga brenda arkivolit.
Kur u bë e qartë se gruaja ishte gjallë, kreu i tempullit tha se gruaja duhej të dërgohej menjëherë në spital.
Më vonë një doktor konfirmoi se gruaja kishte pasur hipoglicemi të rëndë një gjendje ku niveli i sheqerit në gjak bie në mënyrë kritike sipas raporteve lokale.
Doktori përjashtoi mundësinë që ajo të kishte pësuar vështirësi të frymëmarrjes ose arrest kardiak, sipas raporteve. Familja kishte udhëtuar gati 500 km nga provinca Phitsanulok në Tajlandë për ceremoninë e djegies së trupit.


