Një gjykatës në SHBA ka hedhur poshtë, pas dy dekadash, akuzat për vrasjen e një çifti në vitin 1985. ABC News shkruan se Dennis Perry i cili vuajti dënimin e tij për më shumë se 20 vite, ndërkohë që ishte i pafajshëm.
Gjykatësi i Gjykatës Superiore të Qarkut Glynn Stephen Scarlett miratoi një mocion nga prokurorët për të hedhur poshtë çështjen kundër Dennis Perry, pasi nga ADN-ja e marrë nga skena e krimit, doli që një i dyshuar tjetër ishet i përfshirë në ngjarje.
Avokati i Rrethit Gjyqësor Brunswick, Keith Higgins, tha se nuk do e ndiqte më çështjen, pasi doli që dikush tjetër i ka vrarë çiftin Harold dhe Thelma Swain.
“Ka raste kur kërkimi i drejtësisë do të thotë të ndjekësh një person të gabuar”, tha avokati.
Ndërsa Perry pas vendimit të gjykatës për të shfuqëzuar vendimin, u shpreh se është i lehtësuar që më në fund e vërteta ka dalë në dritë.
“Kjo aktakuzë ka qenë e varur mbi kokën time për më shumë se 20 vjet, dhe është një lehtësim që më në fund të mos shqetësohem më,” tha ai.
Sëains u vranë brenda Kishës Baptiste Rising Daughters në Georgia, në 1985. Perry u dënua në vitin 2003 kryesisht në dëshminë e nënës së ish-të dashurës së tij, e cila tha se Perry i kishte thënë asaj se kishte në plan të vriste Harold Swain.