Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pohuar se 156 civilë janë evakuuar në qytetin qendror të Zaporizhzhias ditën e martë.
Në fjalimin e natës për qytetarët ukrainas, Zelensky shtoi se grupi ishte strehuar në fabrikën e rrethuar Azovstal në Mariupol për dy muajt e fundit. Më pas vijoi duke thënë se për shpëtimin e tyre “u desh shumë përpjekje, negociata të gjata dhe ndërmjetësime të ndryshme”.
“Më në fund këta njerëz janë plotësisht të sigurt. Do të marrin ndihmë. Aktualisht, trupat ruse nuk po i përmbahen marrëveshjeve. Ata vazhdojnë sulmet masive në Azovstal. Rusët po përpiqen të sulmojnë kompleksin”, shtoi presidenti.
Sipas raporteve lokale, bombat ruse kanë vazhduar të bien gjatë gjithë evakuimit, i cili ka ndodhur në mënyrë sporadike që nga e diela
Zelensky vlerësoi gjithashtu aleatët e huaj, përfshirë kryeministrin britanik Boris Johnson, i cili iu drejtua përmres një video-mesazhi parlamentit të Ukrainës të martën, raporton BBC.
“Qëndrimi i Jonhson ishin fjalë shumë të rëndësishme, të ngrohta, miqësore, të fuqishme. Ky është një gjest shumë i sinqertë”, tha ai për fjalimin e Johnsons, duke shtuar mirënjohjen e tij për publikun britanik dhe për mbështetjen e tyre.