Qindra faqe me dokumente nga një proces gjyqësor i lidhur me Jeffrey Epstein u publikuan mbrëmë vonë pas urdhri të një gjykate amerikane, ndërsa pritet që në javët në vijim të publikohen të tjera pjesë.

Në faqet e dokumenteve nuk kanë munguar emrat e njohur që kanë pasur njohje me miliarderin e akuzuar për abuzim dhe trafikim të të miturave, edhe pse ndaj disave nuk ka pasur një akuzë apo dyshim konkret.

Disa prej dokumenteve të publikuara përmendin edhe ish-presidentët amerikanë, Bill Clinton dhe Donald Trump, megjithëse asnjë prej tyre nuk është akuzuar për diçka të paligjshme sipas The Independent.

Zëdhënësi i Donald Trump, Steven Cheung, ka reaguar pas publikimit të emrave, duke pretenduar se të gjitha aludimet në lidhje me marrëdhëniet e Trumpit me Epsteinin janë “zhbërë tërësisht”.

Trump dhe Epstein thuhet se ishin miq dhe ish-presidenti e njihte Epstein për 15 vjet. Ai gjithashtu fluturoi me aeroplanin e tij disa herë, megjithëse u distancua nga komentet pas arrestimit të Epsteinit dhe tha se ata “nuk kishin folur prej vitesh”.

Zëdhënësja e Clinton, Angela Urena reagoi po ashtu duke thënë se asgjë nuk ka ndryshuar që kur ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë ka lëshuar deklaratën për Epstein në vitin 2019, duke theksuar se Clinton “nuk di asgjë” për krimet e tmerrshme të Epstein.

Në vitin 2005, policia në Palm Beach, Florida , filloi hetimin e Epstein pasi një prind raportoi se ai kishte abuzuar seksualisht me vajzën e saj 14-vjeçare. Zyrtarët federalë kishin identifikuar tridhjetë e gjashtë vajza, disa të reja deri në 14 vjeç, të cilat Epstein dyshohej se kishte abuzuar seksualisht. Epstein u deklarua fajtor dhe u dënua në vitin 2008 nga një gjykatë shtetërore e Floridës për blerjen e një fëmije për prostitucion dhe për të kërkuar një prostitutë. Ai u dënua vetëm për këto dy krime si pjesë e një marrëveshjeje të diskutueshme për pranimin e fajësisë , dhe shërbeu pothuajse trembëdhjetë muaj në paraburgim, por me lirim të gjerë pune.

Epstein u arrestua sërish më 6 korrik 2019, me akuza federale për trafikim seksual të të miturve në Florida dhe Nju Jork. Ai vdiq në qelinë e tij të burgut më 10 gusht 2019. Ekzaminuesi mjekësor vendosi se vdekja e tij ishte një vetëvrasje me varje