Tajfuni “Ragas”, një nga më të fuqishmit në vitet e fundit, ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në Hong Kong, Tajvanin dhe Filipine, duke paralizuar jetën në bregdetin jugor të Kinës.
Në Tajvan, 14 persona vdiqën në një qytet të përmbytur, ndërsa 10 vdekje u raportuan në Filipine. Erërat e forta të Ragas zgjuan banorët e Hong Kongut në orët e para të mëngjesit, sipas Associated Press, dhe shumë njerëz përdorën internetin për të përshkruar përmbytjet dhe dëmet.
Pamjet e publikuara janë bërë virale dhe tregojnë erërat e fuqishme që kanë përfshirë vendet, apo dhe se si uji vërshon furishëm duke shkatërruar gjithçka.