Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen makabre të 14-vjeçares Martina Carbonaro, në Itali.

Nëna e viktimës ka folur për mediat italiane duke thënë se ‘një përbindësh vrau vajzën time’. Ajo ka thënë se e mitura u hodh si mbeturinë në një qese. Ajo ka treguar po ashtu se i dashuri i të bijës, Alessio Tucci, e ka goditur më herët me shpullë dhe aty 14-vjeçarja kishte nisur të dyshonte se ai ishte i dhunshëm.

19-vjeçari Tucci pranoi se e ka vrarë të miturën duke e goditur me gur në kokë, për shkak se ajo i kishte kërkuar të ndaheshin.

“Vajza ime u hodh si mbeturina në një qese. Trupi i saj ishte i lidhur. Kush do ma kthejë vajzën tani? E pyeta (te dashurin e vajzës) ‘A i bëre diçka?’. Ai e mohoi, më tha ‘Nuk e preka fare’. Por e kuptova kur ai erdhi në shtëpinë tim dhe tha se kishte bërë dush’. Ajo ishte e dashuruar, por edhe e frikësuar. Kur ai e qëlloi me shuplakë disa kohë më parë, ajo e kuptoi që ai mund të ishte i dhunshëm”, u shpreh Fiorenza Cossentino.