Andrew Mountbatten-Windsor, është anëtari i parë i lartë i familjes mbretërore britanike që arrestohet në historinë moderne.

Arrestimi erdhi pas publikimit të disa email-eve nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve, që dyshohet se tregojnë lidhjet e tij me financuesin Jeffrey Epstein dhe ndarjen e informacionit të ndjeshëm.

Andrew Mountbatten-Windso është arrestuar në ditëlindjen e tij të 66-të, pasi dyshohet për sjellje të keqe në detyrën publike.

Një nga email-et e publikuar daton në nëntor 2010, dhe duket se është dërguar nga Andrew vetëm pesë minuta pas dërgimit të një dokumenti të rëndësishëm nga këshilltari i tij, Amir Patel. Në një tjetër email të dërguar në prag të Krishtlindjeve 2010, Andrew i ka dërguar Epstein një dokument konfidencial lidhur me mundësitë e investimit në rindërtimin e provincës Helmand në Afganistan.

Këto veprime janë pjesë e hetimeve që po kryhen mbi marrëdhëniet e Andrew me Epstein dhe mundësinë e ndarjes së informacionit të klasifikuar gjatë vizitave zyrtare që ai ka realizuar në vende si Hong Kong, Vietnam dhe Singapor.