Organizata e Kombeve të Bashkuara, në një mbledhje urgjente, ka votuar me shumicë dërrmuese rezolutën që dënon sulmet e ndërmarra nga Rusia kundër Ukrainës.

Rezoluta dënon pushtimin rus, duke e etiketuar me termat më të forta, ndërsa thekson se Rusia duhet të ndalojë luftën në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha trupat.

Rezoluta mori 141 vota pro dhe pesë kundër, ndërsa 35 anëtarë abstenuan, teksa kjo është mbledhja e parë urgjente e asamblesë që nga viti 1997.