Një rast i rëndë abuzimi seksual me të mitur është zbuluar pas gati 25 vitesh në Britaninë e Madhe.

Anthony Redmond, 54 vjeç, është shpallur fajtor për akuzat e abuzimit seksual të nxënëseve të mitura, gjatë kohës që punonte si mësues. Sipas mediave britanike, krimet e tmerrshme ndodhën në ambientet e shkollës, në një hotel, në shtëpinë e tij dhe madje edhe në një depo në shkollë gjatë fillimit të viteve 2000.

Gjykata dëgjoi se si mësuesi ua mori virgjërinë të dy nxënëseve duke i mashtruar për të kryer marrëdhënie me të, e në disa raste duke i kërcënuar. Ai do të dënohet më 10 shkurt.