Zbulohen detajet tronditëse nga vrasja e 15-vjeçares nga bashkëmoshatari i saj.  Tmerri i përjetuar nga Yaroslav Shikova në Perm, Rusi u zbulua kur një shofer treni e pa atë të braktisur në shina. Ajo ishte viktimë e përdhunimit dhe se më pas ishte hedhur lakuriq mbi shinat e trenit. Por jo vetëm kaq!

Në trupin e saj ishte derdhur lëng kaustik, ose ndryshe acid.

Ajo që vuri re edhe drejtuesi i trenit që gjeti 15-vjeçaren ishte se ajo kishte një acid në gojë dhe në zonën gjenitale.

“Ai ose ata që e dhunuan donin të hiqnin qafe gjurmët e tyre biologjike. Ajo kishte djegie në trup, krahë dhe këmbë. Lëkura e saj po zhvishej kur e vendosëm në barelë,”– tregoi ai.

Pasi u gjet nga drejtuesi i trenit, vajza 15-vjeçare u dërgua në spital ku duroi për 10 ditë para se të vdiste, por arriti që të zbulonte se kush ishte vrasësi i saj. Në pranga përfundoi 16-vjeçari Sergei Miniazev, nëna e të cilit është oficere burgu dhe babai polic, ndërsa dy të rinj të tjerë po merren në pyetje si të dyshuar.