Një aksident tragjik ndodhi ditën e djeshme në Itali, ku një drejtues automjeti humbi jetën në një përplasje me një autobus që transportonte rreth pesëdhjetë nxënës. Aksidenti ndodhi kur makina e drejtuar nga 85-vjeçari Germano De Luka u përplas me autobus, ku shoferi i makinës vdiq në vend nga dëmtimet e marra.
Ndërsa autobusi kishte pasagjerë të shumtë, 12 prej tyre pësuan lëndime të lehta dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas burimeve, shoferi i makinës, De Luka, nuk kishte leje drejtimi aktive, pasi patenta e tij kishte skaduar në muajin gusht dhe nuk ishte rinovuar për shkak të mungesës së kushteve mjekësore. Po ashtu, ishte e njohur që ndalesa për drejtimin e automjeteve kishte hyrë në fuqi më 15 tetor.
Aksidenti ndodhi pas një kthese të beftë, kur makina kaloi në korsinë e kundërt, duke shkaktuar përplasjen me autobus. Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
