Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur autostradën që lidh Milanon me Napolin, pas një përplasjeje mes një kamioni që transportonte gaz të lëngshëm dhe një automjeti tjetër.
Aksidenti ka shkaktuar një zjarr të madh dhe një re të dendur tymi, e cila ishte e dukshme nga distanca të mëdha, duke ngjallur panik mes drejtuesve të mjeteve.
Megjithatë, pavarësisht fuqisë së shpërthimit dhe përmasave të zjarrit, autoritetet raportuan se fatmirësisht nuk ka pasur viktima.
Sipas informacionit të parë, drejtuesit e mjeteve kanë reaguar me shpejtësi dhe janë larguar nga automjetet e tyre vetëm pak çaste para se flakët të përhapen në mënyrë të pakontrolluar. Hetimet për shkakun e aksidentit janë në vazhdim.
