Charles Crawford është një burrë i dënuar për përdhunimin dhe vrasjen e një studenteje 20-vjeçare, Christy Ray. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 1993.

Ndërkohë të mërkurën, 59-vjeçari është ekzekutuar në shtetin jugor të Misisipit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat e huaja shkruajnë se Crawford kaloi tre dekadat e fundit duke u përpjekur që të përmbysë dënimin e tij me vdekje, por pa sukses.

Ndërkohë kujtojmë se ekzekutimi i 59-vjeçarit vjen disa muaj pas ekzekutimit të të burgosurit me dënimin më jetëgjatë në Misisipi, në një vit me rritje të ekzekutimeve në të gjithë vendin.

Ky ishte ekzekutimi i tretë në Shtetet e Bashkuara këtë javë, të gjitha të kryera duke përdorur kimikate vdekjeprurëse për injeksione pas atyre të kryera në Florida dhe Misuri. Një ekzekutim i katërt është planifikuar për Arizona.

Pesë të tjerë priten deri në fund të vitit. Një total prej 38 ekzekutimesh janë kryer në vend deri më tani në vitin 2025. Ky është numri më i lartë që nga viti 2013, kur kishte 39.

Shumica dërrmuese (32) u kryen me injeksion vdekjeprurës. Katër u kryen me anë të asfiksisë duke thithur azot, një metodë shumë e diskutueshme që ekspertët e OKB-së e konsiderojnë një formë “torture” dhe u përdor për herë të parë në Alabama në vitin 2024.

Dy të tjera u kryen nga skuadrat e pushkatimit në Karolinën e Jugut. Para këtij viti, kjo metodë ishte përdorur në vend që nga viti 2010. Dënimi me vdekje është hequr në 23 nga 50 shtetet e SHBA-së. Tre të tjera; Kalifornia, Oregon, Pensilvania kanë zbatuar moratoriume për zbatimin e tij, me vendime të guvernatorëve të tyre.