Një 42-vjeçar italian, vdiq në spitalin e Reggio Emilia pasi u ndalua me një armë elektrike nga policia. Operacioni u zhvillua në orën 5:30 të mëngjesit në Via Beethoven në Massenzatico, një fshat në periferi të Reggio Emilia-s. Claudio Citro, i njohur për forcat e rendit dhe një shkelës i përsëritur i ligjit, dukej shumë i shqetësuar dhe thuhet se u tërbua kur u përball me oficerët e policisë.
Përpjekjet e shërbimeve të urgjencës mjekësore për ta ringjallur atë ishin të pasuksesshme; ai vdiq pak më vonë në spitalin Santa Maria Nuova. Citro kishte disa precedentë penalë dhe ishte implikuar vitet e fundit në një operacion që përfshinte fajde dhe zhvatje.