Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin britanik, Keir Starmer, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri deklarata të ashpra ndaj moderatorit të njohur televiziv, Jimmy Kimmel, duke thënë se ai është shkarkuar nga rrjeti ABC për shkak të “vlerësimeve të ulëta” dhe “mungesës së talentit”.

“Kimmel u shkarkua kryesisht sepse kishte vlerësime të dobëta. Dhe tha diçka të tmerrshme për një zotëri të madh të njohur si Charlie Kirk,” deklaroi Trump, duke e cilësuar më tej Kimmelin si “jo të talentuar”.

Nga ana e tij, kryeministri britanik Keir Starmer reagoi për vrasjen e aktivistit konservator amerikan, Charlie Kirk, duke e dënuar ngjarjen dhe e quajtur atë një incident që “tronditi të gjithë botën”.

Nuk është hera e parë që Trump kritikon publikisht figura të njohura të medias, veçanërisht ata që janë treguar kritikë ndaj tij gjatë viteve. Komentet e tij vijnë në një periudhë të tensionuar politike në SHBA, ndërsa pritet përshkallëzimi i fushatës zgjedhore për vitin 2026.