Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është diagnostikuar ditën e sotme nga mjekët me leuçemi.
Sipas mediave të huaja një burim i afërt me Berlusconin konfirmoi një raport të diagnozës nga gazeta Corriere della Sera.
Ndërkohë kujtojmë se 86-vjeçari Berlusconi po trajtohet në terapi intensive që nga e mërkura në një njësi kardiake të spitalit San Raffaele të Milanos, pasi kishte probleme me frymëmarrjen.
Manjati miliarder i medias, i cili e bëri pasurinë e tij nga televizioni komercial, ka vuajtur nga sëmundje të vazhdueshme vitet e fundit dhe kishte dalë nga i njëjti spital vetëm javën e kaluar.