Një djalë 13-vjeçar u godit me thikë për vdekje në Portugalinë qendrore këtë të martën. Djali, i identifikuar në autoritetet lokale si shtetas britanik, Alfie Hallett. Ai vdiq në famullinë e Casais, pasi u gjet me disa lëndime të shkaktuara nga një armë e mprehtë.
Sipas mediave të huaja, autoritetet thanë se autori i dyshuar, i cili gjithashtu vdiq, ishte ish-partneri i nënës së djalit. Sipas raportimeve, pasi vrau djalin, burri përdori thikën për të vrarë veten dhe shkaktoi një shpërthim me rrjedhje gazi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Casais në komunën e Tomarit, rreth 90 milje në verilindje të kryeqytetit, Lisbonë. Policia tha se oficerët e Gardës Republikane Kombëtare (GNR) reaguan pasi morën një alarm për atë që dukej të ishte një situatë dhune në familje.
Në një postim në Facebook, ekipi i basketbollit për të cilin luajti Alfie, i bëri homazh adoleshentit. Klubi Sportiv Operario Cem Soldos me seli në Tomar, postoi mesazhin së bashku me një fotografi të Alfie-t, “Ekipi thjesht u bë më i varfër sot”.
“Atleti ynë Alfie ndërroi jetë sot në moshën 13-vjeçare. Luajti ndeshjen e tij të fundit të shtunën, luajti aq mirë sa dukej sikur e dinte se ishte ndeshja e tij e fundit, por larg imagjinatës… Duam të të themi sa shumë të duam dhe se do të jesh gjithmonë në zemrat tona! Pusho në paqe.”, shkruhet në postim.
