Televizioni shtetëror i Iranit ka konfirmuar se udhëheqësi i ri suprem i vendit, Mojtaba Khamenei është plagosur në luftë.
Siç raportohet nga “Times of Israel”, gjatë transmetimit të lajmit për marrjen e udhëheqjes nga Khamenei, prezantuesit thanë se ai konsiderohet një “xhanbaz”, një term i përdorur “për njerëzit që janë plagosur nga armiku”.Sipas medias shtetërore iraniane, plagosja ndodhi në të ashtuquajturën “Lufta e Ramazanit”, siç e kanë quajtur mediat iraniane konfliktin aktual.
Kujtojmë dje Izraeli paralajmëroi që do sulmonte çdo pasardhës të Ali Khamemeni. Ndërkohë, Mojtaba Khamenei u zgjodh pasardhës i të atit nga Asambleja e Ekspertëve, një organ klerikësh të lartë të zgjedhur të ngarkuar me zgjedhjen e udhëheqësit suprem.
I lindur më 8 shtator 1969 në qytetin verilindor të Mashhadit, Mojtaba është i dyti nga gjashtë fëmijët e Khameneit. Ai mori arsimin e mesëm në Shkollën Fetare Alavi në Teheran. Në moshën 17 vjeç, Mojtaba shërbeu në ushtri për disa periudha të shkurtra gjatë Luftës Iran-Irak, sipas mediave iraniane. Konflikti i përgjakshëm tetëvjeçar e bëri regjimin edhe më dyshues ndaj SHBA-së dhe Perëndimit, të cilët mbështetën Irakun.



