Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, pësoi frakturë në këmbë dhe lëndime të tjera të lehta në ditën e parë të fushatës së bombardimeve nga SHBA dhe Izraeli, i tha CNN një burim i njohur me situatën. Përveç këmbës së dëmtuar, Khamenei mori një mavijosje rreth syrit të majtë, si dhe prerje të lehta në fytyrë, tha burimi.

Një burim izraelit i ka thënë më parë CNN-it se Khamenei u plagos në një atentat javën e kaluar, dhe thashethemet për lëndimet e Khameneit kanë qarkulluar prej disa ditësh.

Khamenei nuk është parë në publik dhe as nuk është dëgjuar prej tij që nga njoftimi për emërimin e tij në postin më të lartë të vendit pas vdekjes së babait të tij, Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei. Mediat shtetërore iraniane dhe rrjetet propagandistike kanë përdorur gjerësisht pamje arkivore dhe imazhe të gjeneruara nga inteligjenca artificiale të Mojtaba Khameneit.

Djali i Presidentit iranian Masoud Pezeshkian, Yousef, tha herët të mërkurën se ka dëgjuar që Khamenei është plagosur, duke i thënë medias së lidhur me shtetin ISNA se udhëheqësi i ri suprem është “i sigurt dhe nuk ka shqetësime”.