Donald Trump ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Ted Turner, duke e vlerësuar si një nga figurat më të rëndësishme në historinë e televizionit amerikan.

Në një mesazh publik ngushëllimi, Trump e cilësoi themeluesin e CNN si “një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave” në median transmetuese, duke theksuar ndikimin që pati në transformimin e mënyrës së raportimit të lajmeve në botë.

Presidenti amerikan u ndal edhe te rruga që ndoqi CNN pas largimit të Turner, duke deklaruar se themeluesi i rrjetit kishte mbetur i zhgënjyer nga ndryshimet që, sipas tij, e larguan televizionin nga vizioni fillestar.

Trump tha se Turner ishte një figurë unike në industrinë mediatike dhe e përshkroi si një mik që mbështeste vazhdimisht kauza të rëndësishme dhe njerëzit pranë tij.

Reagimi i Trump vjen pak orë pasi u konfirmua vdekja e Ted Turner në moshën 87-vjeçare, duke sjellë reagime të shumta nga bota e politikës, medias dhe biznesit.