Qeveria e Ukrainës ka refuzuar propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për të zhvilluar një takim me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky në Moskë, duke e cilësuar atë si të papranueshëm.

Ministri i Jashtëm, Andrii Sybiha, deklaroi se të paktën shtatë vende kanë shprehur gatishmërinë për të pritur një takim mes dy liderëve, mes tyre Austria, Vatikani, Zvicra dhe tre shtete të Gjirit.

“Këto janë propozime serioze dhe Presidenti Zelensky është gati për një takim të tillë në çdo kohë”, shkroi Sybiha në platformën X.

Ai akuzoi Putinin se po mashtron opinionin publik ndërkombëtar me propozime “qëllimisht të papranueshme”.