
Baykar Defense, kompania turke që qëndron pas prodhimit të dronëve Bayraktar TB2 njoftoi se do të furnizojë me një sasi tjetër të këtyre dronëve ushtrinë ukrainase “për të forcuar aftësitë mbrojtëse të vendit mes kërcënimeve ajrore në zhvillim”.
Sipas ministrit ukrainas të mbrojtjes Oleksii Reznikov, Ukraina do të blejë më shumë dronë Bayraktar vitin e ardhshëm. Ai vuri në dukje se pajisjet e reja do të quhen “Bajraktarët Ukrainas”, megjithëse do të prodhohen në Turqi.
Bayraktar TB2 është një mjet ajror pa pilot me qëndrueshmëri të gjatë në lartësi mesatare, i pajisur me një sistem pilotimi në distancë të trefishtë. Ka një kapacitet ngarkese prej 150 kilogramësh dhe mund të udhëtojë ditën dhe natën.
Me një motor me djegie të brendshme 100 kuaj fuqi, droni taktik mund të udhëtojë deri në 150 kilometra dhe të fluturojë në një lartësi maksimale prej 8,238 metrash.
Ukraina e testoi vetëm pak javë më parë një dron të tillë turk, duke goditur me sukses një bateri artilerie të forcave proruse në zonën e Donbasit.
Në vitin 2019, Ukraina bleu gjashtë sisteme Bayraktar TB2 dhe tre sisteme stacioni kontrolli tokësor nga Turqia për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit mes tensioneve me Rusinë për aneksimin e Gadishullit të Krimesë në 2014.
Qeveria turke tha se po rrit bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me Ukrainën, ku janë nënshkruar më shumë se 30 marrëveshje.