Ukraina i ka dhënë një goditje të fortë ushtrisë ruse. Kështu është shprehur së fundmi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një video-mesazhi.

Zelensky gjithashtu shtoi se mes dy vendeve duhet të ketë bisedime serioze që të arrihet në fundin e kësaj lufte.

Por jo vetëm kaq, presidenti ukrainas përsëriti edhe një herë kushtet për të cilat Ukraina ka qenë e vendosur që në fillim, duke përfshirë sovranitetin dhe integritetin territorial.

Zelensky falënderoi gjithashtu ukrainasit që janë bërë bashkë dhe kanë luftuar kundër pushtimit rus.

“Gjatë javës së kaluar, forcat tona të armatosura heroike i kanë dhënë armikut goditje të fuqishme, humbje të konsiderueshme. Ai tha se më shumë se 16,000 rusë janë vrarë, duke përfshirë komandantë.  Forcat e armatosura vazhdojnë të zmbrapsin sulmet e armikut, në jug të vendit, në Donbas, në drejtim të Kharkiv dhe në rajonin e Kievit”, tha presidenti i Ukrainës.