Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina do bëjë përpjekje për të rimarrë sërish Krimenë, ndërsa theksoi se nuk do të lëshojë asnjë pjesë të territorit për Rusinë.
Në një intervistë për “Wall Street Journal”, Zelensky përcaktoi 3 objektiva kryesorë të Ukrainës: ndalimin e avancimit të Rusisë, rimarrjen e territoreve dhe rikthimin e të gjithë sovranitetit territorial të vendit përmes diplomacisë.
“Ukraina nuk do tërhiqet! Do luftojmë deri në fund, deri sa të rimarrim dhe Krimenë”– deklaroi ndër të tjera Zelensky.
Ai akuzoi Rusinë dhe për prishjen e marrëveshjes së armëpushimit në Mariupol, ku tashmë ka filluar evakuimi i civilëve. Rajoni i Krimesë u aneksua nga Rusia në vitin 2014, ndërsa tashmë ushtria e përqëndruar në lindje, kërkon të bëjë të njëjtën gjë me rajonet separatiste pro-ruse të Donetskut dhe Luhaskut.