Kievi pritet t’i paraqesë Uashingtonit alternativa të reja, pasi presidenti Volodymyr Zelensky ka përsëritur se nuk mund të dorëzojë territore, duke theksuar se “nuk ka të drejtë” ta bëjë këtë sipas ligjit ukrainas dhe atij ndërkombëtar, raporton BBC.

Deklaratat ai i bëri gjatë takimeve me liderë europianë dhe të NATO-s të hënën, pjesë e një përpjekjeje të koordinuar për të penguar SHBA-në që të mbështesë një marrëveshje paqeje ku Ukraina do të detyrohej të pranonte kompromise të mëdha territoriale, diçka që aleatët e shohin si rrezik për një pushtim të ardhshëm nga Rusia.

Turneu diplomatik i Zelenskyt në Evropë vjen pas bisedimeve intensive të fundjavës mes negociatorëve amerikanë dhe ukrainas, të cilat nuk prodhuan një marrëveshje që Kievi mund të pranonte.