Teksa Putin vijon kërcënimet për përdorimi ne armëve bërthamore, së fundmi Moska zyrtare ka ngritur akuza dhe ndaj Ukrainës se po zhvillojnë  armë bërthamore ose biologjike që prej muajit shkurt.

Sipas BBC, Ministria e Mbrojtjes britanike  raporton se Rusia po i përdor këto “histori të trilluara” për të justifikuar sulmet e ndërmarra dhe pushtimin.

Më herët ushtria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë për përdorimin e luftës psikologjike, duke thënë se grupe të forcave ruse kanë kryer punë propagandistike në territoret e pushtuara për të ndikuar në banorët vendas.

Të shumta janë justifikimet që Putin ka thënë për  të arsyetuar sulmet ndaj Ukrainës, që prej fillimit të luftimeve. Ndërkohë dëshmi nga ushtarë e kolonelë rus tregojnë se ata ishin “mashtruar” duke u thënë se do kryenin thjesht një stërvitje.