Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Londër për një seri takimesh të rëndësishme me liderët evropianë, në fokus të të cilave do të jenë lufta në Ukrainë dhe forcimi i bashkëpunimit me aleatët perëndimorë.

Gjatë vizitës së tij në Mbretëria e Bashkuar, Zelensky pritet të zhvillojë fillimisht një takim bilateral me kryeministrin britanik Keir Starmer. Më pas ai do të marrë pjesë në samitin “E3 + Ukrainë”, së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Takimi konsiderohet një sinjal i fortë i mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një periudhë kur lufta vazhdon dhe Kievi kërkon rritjen e ndihmës ushtarake, politike dhe ekonomike nga partnerët e tij.

Sipas Zelenskyt, ekipet teknike kanë përgatitur paraprakisht agjendat e diskutimeve, ndërsa liderët pritet të shqyrtojnë dhe të dakordësojnë hapa konkretë për thellimin e bashkëpunimit strategjik dhe koordinimin e mëtejshëm të mbështetjes ndaj Ukrainës.

Samiti në Londër zhvillohet në një moment vendimtar për ecurinë e konfliktit, ndërsa aleatët evropianë synojnë të paraqiten të bashkuar përballë sfidave të sigurisë në rajon.