Gjermania po planifikon të dërgojë 2700 raketa të tjera kundërajrore në Ukrainë, e cila prej 8 ditësh është duke luftuar me Rusinë.

Bëjmë me dije se berlini zyrtar ka ndryshuar politikën e saj ushtarake, pasi në të kaluarën ka kufizuar eksportin e armëve të saj në konlifkte, raporton The Guardian.

Nga mediat e huaja njoftohet se raketat tokë-ajër “Strela”, të cilat dikur i përkisnin arsenalit të vjetër të Ushtrisë Popullore Kombëtare të Gjermanisë Lindore të kontrolluar nga sovjetikët, janë miratuar për eksport nga ministria ekonomike e Gjermanisë, por ende presin miratimin zyrtar Këshilli Federal i Sigurisë. Raketat “Strela”, edhe pse të vjetra konsiderohen vdekjeprurëse ndaj helikopterëve dhe avionëve që fluturojnë ulët.

Raketat kundërajrore vijnë pas dërgimit të  1000 armëve antitank dhe 500 raketa Stinger që qeveria gjermane i dërgoi në Ukrainë javën e kaluar.
Përveç kësaj, qeveria e kancelarit Olaf Scholz ka ndezur dritën jeshile për dërgimin e armëve nga Holanda dhe Estonia që dikur i përkisnin Gjermanisë Lindore.

Gjermania ka bërë ndryshime thelbësore në vendimet ushtsrake dhe buxhetin për ushtrinë javën e fundit duke hequr dorë nga politika e 80 viteve të fundit.