Pak pas telefonatës së ashpër që presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyhu, nga DASH mbërrin njoftimi se si rezultat i bisedimeve të udhëhequra prej Shteteve te Bashkuara, përfaqësues nga Izraeli dhe Libani, janë pajtuar për zbatimin e armëpushimit.
Palët ranë dakord të krijojnë zona pilot ku Forcat e Armatosura të Libanit do të kenë kontroll ekskluziv, duke përjashtuar aktorët joshtetërorë, për të përmirësuar sigurinë dhe për të lehtësuar rrugën drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.
Izraeli riafirmoi se siguria dhe integriteti i tij territorial mund të garantohen vetëm përmes çarmatosjes së Hezbollahut dhe shkatërrimit të infrastrukturës së tij në Liban. Diskutimet mes tyre do të rifillojnë nëpërmjet kanaleve politike dhe të sigurisë gjatë javës së fundit të qershorit, me synimin e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare.
Sipas raportimeve të Axios, Reuters dhe mediave të tjera, Trump u zemërua me Netanyahu-n për shkak të planeve izraelite për të zgjeruar operacionet ushtarake në Liban. Gjatë telefonatës ai thuhet se e quajti Netanyahu-n “të çmendur” dhe i kërkoi të ndalonte përshkallëzimin, duke argumentuar se kjo po dëmtonte përpjekjet diplomatike amerikane me Iranin dhe po izolonte Izraelin në arenën ndërkombëtare.
Disa raporte thonë se pas kësaj bisede Netanyahu hoqi dorë nga planet për sulme më të gjera ndaj Bejrutit, ndersa vetë Trump deklaroi publikisht se kishte zhvilluar një bisedë me Netanyahu-n dhe se Izraeli kishte pranuar të ndalte operacionet e planifikuara.
Top Channel
