Çmimi i naftës bruto pësoi rënie mes deklaratave se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, IEA po përgatitet të hedhë në treg një nivel rekord të rezervave të naftës, duke kapërcyer 182 milionë të fuçi që përdori në vitin 2022 pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Kuotimi i arit të zi ka mbetur dukshëm nën pikun e mbërritur më herët gjatë javës, teksa ka shenja të zbutjes së shqetësimit që kishte pushtuar tregjet e energjisë. Ky optimizëm u shtua nga propozimi i IEA-s për të liruar një sasi të paprecedent të rezervave të naftës me qëllimin të kompensohet goditja e zinxhirëve globalë të furnizimit.

Mëngjesin e sotëm, nafta Brent- që përbën dhe standartin ndërkombëtar, u rrit me 0.2%, duke u stabilizuar në nivelin e rreth 88 dollarëve për fuçi, cka përbën rënie të ndjeshme kundrejt 120 dollarëve të shënuar të hënën. Plani për hedhjen e rezervave në treg pritet ta votojnë gjatë ditës 32 vendet anëtare të IEA-së.

Anëtarët e agjencisë kanë më shumë se 1.2 miliardë fuçi nafte si rezerva publike emergjente, së bashku me rreth 600 milionë fuçi të mbajtura nga industria ne kuader te detyrimeve qeveritare. Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm në fillim të javës në mesin e frikës se konflikti me Iranin mund të ndërpresë furnizimet globale të energjisë dhe të dëmtojë ekonominë botërore.

Situata u qetësua disi pas Presidenti amerikan, Donald Trump, sqaroi se lufta mund të jetë e shkurtër dhe shtoi se Uashingtoni mund të lehtësojë disa sanksione lidhur me naftën për të zbutur presionin mbi tregjet.