Teksasi do të dërgojë rreth 250 trupa për të patrulluar në kufirin me Meksikën brenda 72 orëve të ardhshme. Presidenti Donald Trump ka thënë se do të dërgojë deri në 4 mijë pjesëtarë të Rojës Kombëtare për të siguruar kufirin me Meksikën deri sa muri i propozuar prej tij të ndërtohet. Shteteve të Nju Meksikos dhe Kalifornisë, u është kërkuar të bëjnë të njëjtën gjë si Teksasi dhe Arizona.


Edhe Arizona ndërkohë planifikon të dislokojë rreth 150 trupa javën e ardhshme. Një ditë më parë, presidenti amerikan nënvijëzoi planet për t’i dhënë fund praktikës të njohur si kap dhe lësho në kuadër të politikave të tij strikte mbi emigracionin.


Trump kërkon që emigrantët e paligjshëm të mbahen në burg, ndërsa presin të mësojnë nëse do të deportohen dhe jo të lihen të lirë. Ai i ka kërkuar Departamentit Amerikan të Mbrojtjes një listë të detajuar të site-ve ushtarake që mund të kryejnë këtë funksion.


7 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)