Një video që tregon të paktën tre ushtarë që humbasin ndjenjat nga vapa gjatë një parade ushtarake mbretërore në Britani po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Njëri prej tyre arriti të ngrihej vetë pas disa minutash. Dy të tjerët u dërguan me barelë në spital. Duke parë kolegët e tyre të fikët, asnjë nga ushtarët nuk i dha ndihmë për të mos prishur formacionin dhe “thyer” protokollin.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që pjesëtarëve të gardës britanike u bien të fikët nga vapa e madhe.
Princi i Uellsit William reagoi duke thënë se i njihte “kushtet e vështira” në të cilat ushtarët duhej të kryenin detyrën e tyre.
Në një mesazh në Twitter, Mbreti Charles, shkroi: “Një falenderim i madh për çdo ushtar që mori pjesë në Revistën e Kolonelit këtë mëngjes (dje) në vapë. Kushte të vështira, por të gjithë keni bërë një punë të shkëlqyer. Faleminderit.
Dje, për herë të parë në Britani këtë vit, termometri kaloi 30 gradë Celsius. Në Heathrow, temperatura arriti 30.5 gradë Celsius dhe Surrey 31.2 gradë Celsius.
Sipas Met Office të Britanisë, kufiri prej 30 gradë Celsius u kalua më herët se në 20 vitet e mëparshme.