Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensku, ka deklaruar se ushtria e tyre ka shkatërruar deri më tani më shumë se 1000 tanke ruse, gati 200 avionë dhe 2500 automjete të blinduara luftarake.
Po edhe pse Rusia ka marrë shumë humbje, ai shtoi se trupat ruse ende kanë pajisje për të kryer sulme shtesë.
“Pushtuesit kanë ende pajisje. Po ata kanë ende raketa për të goditur territorin tonë. Por kjo luftë e ka dobësuar Rusinë aq shumë sa ata duhet të planifikojnë të kenë më pak pajisje ushtarake për paradën në Moskë”, u shpreh ai.
Kujtojmë se më 9 maj Rusia planifikon të mbajë paradën e saj tradicionale të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq duke përkujtuar dorëzimin e gjermanëve ndaj Bashkimit Sovjetik në Luftën e dytë Botërore.
Presidenti ukrainas tha gjithashtu se Rusia ka humbur tashmë më shumë se 23,000 ushtarë që nga fillimi i pushtimit.