Elizaveta Krivonogi, e cila besohet të jetë vajza e presidentit rus Vladimir Putin, është përballur me një incident të pazakontë në Paris, ku ajo jeton. Gjatë një ndërveprimi me një gazetar ukrainas, 22-vjeçarja u sulmua me pyetje dhe u vu nën presion, duke u përpjekur të justifikonte pozitat e të atit në luftën e Ukrainës.
Gazetari e nisi bisedën duke i thënë: “Tre javë më parë babai yt vrau vëllain tim. Si jeton në Evropë, në këtë kontinent të mallkuar, GayEurope, siç e quan ti?” Elizaveta iu përgjigj me një ton të qetë: “Nuk ke leje të më sulmosh”, por gazetari vazhdoi të ushtronte presion.
Kur ai e pyeti nëse e mbështeste veprimet e babait të saj, Elizaveta u përgjigj me një pyetje: “Çfarë lidhje ka kjo me mua?” Por gazetari, i vendosur për të shkaktuar një reagim, i tha: “Ai është babai yt. Më e pakta që mund të bësh është ta telefonosh dhe t’i thuash të ndalojë bombardimin e Kievit. Mund të vish në Kiev dhe të veprosh si mburojë njerëzore, më mirë se Patriotët. Mund të shkosh në Pokrofsk, për shembull.”
Në këtë moment, Elizaveta reagoi me pyetjen: “Si e imagjinon që mund të shkoj tani?”, ndërsa gazetari iu përgjigj: “Sigurisht që mundesh. Nuk shoh ndonjë pengesë, do të të blej unë një biletë me paratë e mia.”
Në fund, Elizaveta, e cila ka jetuar në një jetë luksoze, e mbylli bisedën me një përgjigje të shkurtër: “Për fat të keq, nuk mund të ndihmoj.”
Putin’s daughter was asked if she’s ready to come to Kyiv “as air defense”
— NEXTA (@nexta_tv) December 4, 2025
TSN journalists in Paris asked Liza Krivonogikh whether she would come to Kyiv “as air defense,” hinting at the hundreds of missiles Russia keeps firing at Ukraine.
Krivonogikh replied that she “can’t… https://t.co/I1NrkCEiL0 pic.twitter.com/IqW13MuM65
Elizaveta Krivonogi, e lindur në vitin 2003, është një artistë dhe gjithashtu ka fituar vëmendjen e mediave për jetën e saj luksoze. Ajo është e njohur për ngjashmërinë e saj të madhe fizike me presidentin rus Vladimir Putin, çka ka shtuar dyshimet se ajo mund të jetë vajza e tij, megjithëse Putin kurrë nuk ka pranuar publikisht këtë fakt. Hetimet e vitit 2020 nga media ruse Proekt zbuluan lidhjen e mundshme mes saj dhe presidentit, ndërsa në certifikatën e lindjes së saj figuron emri “Vladimirova”, që do të thotë “vajza e Vladimirit”.
Në vitin 2021, aktivisti i opozitës, Alexei Navalny, zbuloi Instagramin e Elizavetës, ku ajo shfaqte një jetë të pasur dhe të mbushur me luks, duke rritur akoma më shumë dyshimet se ajo ishte e lidhur me familjen e presidentit rus.
