Vajza e Vladimir Putin, 18-vjeçarja Luiza Rozova, ka mbyllur të gjitha llogaritë e saj në rrjetet sociale. Teksa lajmi konfirmohet nga Daily Mail, sipas medias 18-vjeçarja ka mbyllur llogaritë për shkak të mesazheve të shumta urrejtje që ka marrë, pasi Rusia pushtoi Ukrainën 12 ditë më parë.

“A je fshehur në bunker si miu”, “bijë vrasësi dhe krimineli lufte”, kombi rus duhet të ngrihet kundër këtij diktatori”, janë disa nga komentet, shoqëruar me flamurin e Ukrainës që e reja kishte marr në rrjetet sociale.

Bëhet me dije se Luiza është vajza e pastrueses, e kthyer në multimilionere, Svetlana Krivonogikh 45 vjeçe, tani bashkë-pronare e një banke të madhe ruse dhe një nga gratë më të pasura të Rusisë.

Ndërkohë kujtojmë se Putin nuk e ka pranuar publikisht 18-vjeçaren si vajzën e tij. Dyshimi se ajo ishte vajza sekrete e Putinit nga një lidhje jashtëmartesore u transmetua fillimisht nga një media e pavarur në Rusi, e cila më vonë u mbyll nga autoritetet.